Gabriel García Márquez: Nëse dikush troket në derën tënde
Nëse dikush troket në derën tënde, mikja ime,e diçka në gjakun tënd vlon vrullshëm,e në kërcellin tënd të ujshëm,burimi është një gurgullimë e harmonishme.Nëse dikush troket në derën tënde,e akoma të mbetet kohë për të qenë e hijshmee krejt prilli ngërthehet në një lule trëndafili të vetmee nga trëndafili përgjaket dita për vdekje.Nëse dikush troket në derën tënde një mëngjeskumbues pëllumbash e kambanareshe ti ende u beson dhembjes e poezisë.Nëse jeta akoma është e mirëfilltë dhe vargjet ndihen.Nëse dikush troket në derën tënde dhe trishtohesh,hape derën se është dashuria, mikja ime.Përzgjodhi e përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri ObserverKult Lexo edhe: Sabit Rrustemi: Tri variantet e një poezie për 11 marsin e vitit 1981
Burimi:
kultplus.com