Fragmente të një shpirti të mbijetuar

Fragmente të një shpirti të mbijetuar

Ismail Syla, «Manifest në brinjë», botoi ARTINI, Prishtinë, 2025 “Manifest në brinjë” është një libër që nuk kërkon mëshirë. Ai nuk thotë “shikoni çfarë më bënë”, por “ja çfarë nuk arritën të më marrin”. Një libër që shkruhet me brinjë dhe gdhendet me dhëmbë duhet trajtuar ashtu siç trajtohen plagët e trupit që i shkaktojnë vargonjtë e robërisë. Për plagët e shpirtit, tashmë janë kujdesur vetë vargjet brenda librit. Nga Isuf Sherifi Libri më i fundit poetik “Manifest në brinjë” – lirikë burgu – i poetit Ismail Syla, nuk është një libër në kuptimin tradicional narrativ. Ai nuk rrëfen një histori lineare, nuk ka zhvillim klasik as kulm dramatik. Përkundrazi, është një hapësirë e brendshme poetike, ku çdo fragment është si një frymëmarrje e shkëputur,...