Fragment nga romani “Hasta la Vista” i Petro Markos: Takimi i Gorit me Anitën

Fragment nga romani “Hasta la Vista” i Petro Markos: Takimi i Gorit me Anitën

Ju ftojmë të lexoni një fragment nga romani “Hasta la vista”, të Petro Markos, takimin e Gorit me Anitën. Është nga pjesët më të bukura të romanit, i cili është aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerëzore. Duket se dashuria bën magjira, ndihet nënteksti i kësaj ndjenje në tërë romanin. Vështrimi në thellësi të syve të ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nënvizon me forcë vetinë universale të kësaj ndjenje, që nuk pyet as për gjendje të vështirë, as për kohë dhe aq më tepër për kombësi të ndryshme. Dega e ullirit që Anita ia dhuroi Gorit është simbol i fitores, dhe i një dashurie të përjetshme. Me lidhjen e këtij çifti P.Marko solli në letërsinë shqiptare çiftet më simpatikë dhe më të guximshëm të...