Fragment nga romani “Gremina e dashunis” i Mustafa Greblleshit
Mustafa Greblleshi Nga Mustafa Greblleshi Më 20 të Shëndreut 193… Tashmâ ditët kalojnë mâ se në harmonì. Në zemrën e saj nuk ka vend mâ pezmatimi: ai u shpërngul për t’u strehue kushdiku. Po ashtu, edhe mue më gjanë sikur po notoj për herën e parë në detin e lumnís. Asnji herë nuk e kam ndì vehten kaq të lumtun.Porsa të kujtoj Margeritën, të gjitha mendimet që vërviten në trútë e mija, shporren t’egërsuem. Nji shndërrim rranjësuer kam pësue në të gjithë botën time të mbrendshme. Të gjitha ato rryma pesimizmi që më kishin kapërthye parandej, pothuej se nuk janë mâ.Rrallë më kapin nga ndonji herë mendime t’idhta, të cilat zhduken në çast porsa më shfaqet fytyra e bukur e saj me ato nënqeshje magjepse....
Burimi:
kultplus.com