Fragment nga romani “Bora” i Orhan Pamuk: Nata e grushtit të shtetit
Nga Orhan Pamuk Tre burrat, të cilët kur u mbyll perdja e teatrit, vrapuan të gëzuar jashtë me armë e nagantë në duar, me ulërima e thirrje, të ndjekur nga vështrimet e trembura të turmës, i kryesonte një gazetar, një komunist i vjetër me pseudonimin Demirkoll. Në organizatat prosovjetike të viteve 1970 ishte paraqitur si shkrimtar, poet, por më tepër si “truprojë”. Ishte madhosh. Pas grushtit ushtarak të viteve 1980, ia kishte mbathur në Gjermani dhe pas shembjes së murit të Berlinit ishte kthyer në Turqi me një leje të posaçme për të mbrojtur Republikën dhe shtetin modern nga guerilasit kurdë dhe “fondametalistët” islamistë. Dy shoqëruesit e tjerë ishin të grupeve nacionaliste turke, që fusnin hundët nëpër përleshjet me armë nëpër rrugicat e Stambollit gjatë...
Burimi:
kultplus.com