“Forma dhe vlera e artit” nga Zejnullah Rrahmani

“Forma dhe vlera e artit” nga Zejnullah Rrahmani

Nga Zejnullah Rrahmani Poezia sipas Aristotelit është selektive në kuptimin që përjashton gjërat e parëndësishme dhe nuk merret me to. Në këtë mënyrë, ajo nuk përfshin të gjitha ngjarjet (mythos) por krijon një “formë”  të tyre të mundshme, ose një model të mythosit si njësi unike. Pra, forma emëron një diçka të plotë, që përjetohet si tërësi dhe unike. Si e tillë, forma paraqet në të njëjtën kohë edhe vlerë të asaj vepre poetike. Koncepti i këtillë i formës së veprës letrare nënkupton që ajo duhet të ketë një shtrirje të caktuar, një “magnitudë të caktuar”, siç thotë Aristoteli. Një mythos (ngjarje) është e përcaktuar në kohë (dhe në vend), prej nga rrjedh domosdoja e definimit të një forme të plotë të veprës poetike si...