Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi- Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë!
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën e Shqipërisë, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime të forta ndaj draftit të ri të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të hartuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si problematik në disa nivele dhe larg standardeve shkencore. Sipas saj, fjalori, si akt kulturor dhe kombëtar i financuar me fonde publike, duhet të reflektojë seriozitet, përgjegjësi dhe zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë, gjë që në këtë rast mungon. Zhupa rendit disa shembuj konkretë që, sipas saj, dëshmojnë punë jo cilësore: futjen e fjalëve të huaja si “abandonim” dhe “onlajn” pa nevojë reale gjuhësore, si dhe përkufizime thellësisht diskriminuese për fjalët “djalë” dhe “vajzë”, ku vajza paraqitet me nota negative dhe paragjykuese. Ajo thekson se kjo qasje nuk...
Burimi:
kultplus.com