“Fjalët që nuk i thashë dot para shtatores së Kadaresë”/ Skënder Brataj polemizon me Bujar Hudhrin: Ti nuk i lije miqtë t’i afroheshin kur ishte gjallë, e ofenduat dhe poshtëruat

“Fjalët që nuk i thashë dot para shtatores së Kadaresë”/ Skënder Brataj polemizon me Bujar Hudhrin: Ti nuk i lije miqtë t’i afroheshin kur ishte gjallë, e ofenduat dhe poshtëruat

Një polemikë është ndezur mes botuesit Bujar Hudhri dhe mjekut Skënder Brataj, pas përurimit të shtatores së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 janar, në shenjë nderimi për 90-vjetorin e lindjes së tij. Hudhri, i cili ishte i pranishëm gjatë ceremonisë, ka reaguar përmes një shkrimi të titulluar “fjalët që nuk i thashë dot në përurimin e Statujës së Kadaresë te “Juvenilja”. “Te ‘Juvenilja’, në kafenenë e preferuar të Kadaresë, më 28 janar, ditën e 90-vjetorit të lindjes, u përurua shtatorja e shkrimtarit, vepër e skulptorit Henri Mimani. E gjithë ceremonia u drejtua nga një mjek i nderuar, i cili tani është edhe mik i familjes Kadare. Ai e zbuloi shtatoren, mbajti fjalën e rastit, të cilën e mbylli me deklarimin se shkrimtari u paskësh lënë...