Fjala e Hafiz Ali Krajës në varrimin e At Gjergj Fishtës: Nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohet në dhe të zi
Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitetet e larta që mori pjesë në atë ceremoni, dhe aty, mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, At Gjergj Fishtën. Nga Luljeta Progni “31 dhjetor 1940. Ajo natë nuk kje natë gzimi: nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohej në dhe të zi. Nuk pati andrra lirije, pse dy pushtues të huej luftojshin mes vedit mbi këtë truell. Qielli kje i ngrysun, i ftoftë, i merdhitun si zemrat e shqiptarëve e toka me borë e me skllotë, kur po zhvillohej funerali i zi mortuor i Fishtës. Vonë në natën e 31 dhjetorit, nji grup i vogël françeskanësh hapëm atë vorr me zemër të thyeme e me lot ndër sy. Te kryet nji kryq dullije...
Burimi:
kultplus.com