Fituesi i konkursit “Ymer Skënderi”, oboisti Moritz Koçibelli merr vlerësimin maksimal nga juria
Moritz Koçibelli është shpallur fituesi i Çmimit të Madh të konkursit ndërkombëtar të interpretuesve “Ymer Skënderi”, i zhvilluar në Universitetin e Arteve në Tiranë. I riu shqiptaro-gjerman, oboist me formim në Berlin, erdhi nga Gjermania për t’u bërë pjesë e këtij konkursi në vendin e origjinës. Me talentin e tij, ai arriti të fitojë vlerësimin maksimal të jurisë dhe të marrë çmimin më të rëndësishëm të këtij kompeticioni. “Doja të falënderoja përzemërsisht jurinë që u përzgjodha si fitues. I gjithë konkursi më pëlqeu shumë dhe ishte diçka shumë emocionuese të luaja në sallë. Së bashku me partnerin tim në piano, Stephan Gottschall, kemi kaluar një kohë të mrekullueshme dhe na ka pëlqyer shumë e gjithë kjo përvojë”, u shpreh Moritz Koçibelli, oboist. Oboisti, i cili...
Burimi:
vizionplus.tv