Filmi dokumentar “Nuse” sjell në ekran këndimin e grave të Zadrimës
“Nuse” është filmi dokumentar që sjell në ekranin e madh të kinemasë, këndimin e grave të Zadrimës, si formë kujtese dhe rezistence kulturore. Ai është krijim i kompozitorit Robert Bisha, i cili gjithashtu sjell muzikë origjinale të kompozuar nga vetë ai, në procese kompozitive elektroakustike. Filmi dokumentar synon të jetë një formë denoncimi ndaj diktaturave të shpronësimit, të identitetit, duke artikuluar një kritikë ndaj sistemeve që përvetësojnë dhe heshtin kujtesën kulturore. Autori e sjell këtë vepër me konotacion kryesisht etnomuzikologjik, artizanal por dhe politik, historik, duke sjellë kujtesën e tranzicionit. “Nuse” nuk përcjell asnjë ngjarje rituale specifike, por pasqyron arketipin e çdo rituali, i cili reflektohet në këngët e nusërisë. Zërat e grave dhe artikulimet e pasura në thjeshtësinë e tyre monodike, tregimet e disa...
Burimi:
kultplus.com