Filarmonia e Kosovës vjen me koncertin e parë për 2026, ja kur do të mbahet
Filarmonia e Kosovës hap vitin 2026 nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo, me një program të veçantë. Orkestra e Filarmonisë së Kosovës nis vitin 2026 me koncertin e 23 janarit, prej orës 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Nën dirigjimin e italianit Marco Crispo, koncerti sjell flautisten nga Franca Iris Daveiro si soliste, në një program që ndërthur ngjyrën impresioniste e identitetin e muzikës shqiptare. Programi: C. Ives — The Unanswered Question C. Debussy — Prélude à l’après-midi d’un faune J. Ibert — Koncert për flaut — Soliste: Iris Daverio F. Beqiri — Skënderbeu I. Stravinsky — Suita “Zogu i Zjarrit” (1919) Dirigjent: Marco Crispo ObserverKult Lexo edhe:
Burimi:
kultplus.com