Festivali “Moisiu i ri”, nxënësit njihen me procesin e krijimit skenik
Festivali teatror “Moisiu i ri” do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, duke sjellë të rinjtë drejt skenës profesionale për herë të parë. “Moisiu i ri” nuk është vetëm një projekt teatror, por një rrugëtim, ku të rinjtë transformohen nga spektatorë në krijues aktivë. Në 7 gjimnazet e Durrësit u organizua një seri prezantimesh mbi skenografinë dhe kostumografinë. Sipas njoftimit të teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjatë këtyre takimeve, skena u trajtua jo thjesht si dekor, por si një gjuhë shprehjeje, ndërsa kostumografia u konceptua jo vetëm si veshje, por si identitet artistik. “Nxënësit u njohën me procesin e krijimit të një bote skenike, duke eksploruar zhvillimin e saj nga teatri antik deri te qasjet bashkëkohore”, thuhet rreth këtij prezantimi që u bë për nxënësit e...
Burimi:
sot.com.al