Fernando Pessoa: Po të mund t’ia ngulja dhëmbët krejt tokës

Fernando Pessoa: Po të mund t’ia ngulja dhëmbët krejt tokës

Po tё mund t’ia ngulja dhёmbёt krejt tokёsDhe tё ndjeja shijen e saj,Do tё isha mё i lumtur pёr njё çast…Ama unё nuk dua gjithmonё tё jem i gёzuar.Tё jesh i hidhёruar herё pas hereЁshtё pjesё e tё qenit natyral.Jo bash tё gjitha ditёt janё me diell,Dhe kur shiu ёshtё i rrallё, ne lutemi pёr tё.Prandaj unё pranoj hidhёrimin me gёziminNatyrisht, bash njashtu siç nuk çuditemQё ekzistojnё bjeshkё dhe rrafshinaDhe se ekzistojnё shkёmbinj dhe bari… Me rёndёsi ёshtё tё jesh i natyrshёm dhe i qetёNё gёzim dhe hidhёrim,Tё ndjesh sikur ndjenja tё ishte shikim.Tё mendosh sikur mendimi tё ishte ecje,Dhe pёr tё mbajtur mend, kur vjen çasti i vdekjes, se secila ditё vdes,Dhe se perёndimi i diellit ёshtё i bukur, njashtu ёshtё edhe nata qё...