Fëmija që shtypet në shtëpi bëhet servil ndaj të fortëve!
Nga Lis Bukuroca 1.Lumturia është kryesisht pasojë logjike e dashurisë, kurse dashuria është pasojë e pëlqimit, respektit, mirëkuptimit, kompromisit dhe të të drejtave të barabarta…Mënyrat tjera të bashkëshortësisë, janë improvizime të dashurisë dhe të lumturisë… 2.Nëse fëmija shtypet në shtëpi, vështirë të profilizohet në jetë, sepse është stërvitur t’u nënshtrohet autoriteteve dhe pasojat do të jenë të mëdha sepse në rritje e sipër, pra në formim e sipër, i janë ndukur flatrat, i janë shkaktuar çrregullime psikike. Ai më vonë bëhet servil ndaj çdo njeriu që është më i fortë se ai vetë. Ai është mësuar të jetë mashë, vegël, jo autor i jetës. Ai dëshiron ta lavdërojë një zotri. Ai nuk synon të bëhet zotri. E ka lavdëruar në shtëpi kur përkulej, kur dorëzohej,...
Burimi:
kultplus.com