Federiko Garsia Lorka: Sa e vështirë është të të thonë “të dua”
Federiko Garsia Lorka Poezi nga Federiko Garsia Lorka Amparo,sa e vetmuar je në shtëpinë tënde,veshur me të bardha! (Ekuator mes jaseminitdhe livandos.) Dëgjoncurilat e oborrit tënddhe cicërimën e zbehtë të verdhëtë kanarinës. Në mbrëmje sheh të dridhenqiparisët me zogjtë,ndërsa qëndis ngadalë letrambi kanavacë. Amparo,sa e vetmuar je në shtëpinë tënde,veshur me të bardha!Amparo,dhe sa e vështirë është të të thonë:të dua! Përktheu: Faslli Haliti ObserverKult ——————————————————- LEXO EDHE: MEQË NUK U SHQETËSOVA PËR LINDJEN, NUK KAM PSE TË SHQETËSOHEM PËR VDEKJEN Ja disa nga thëniet më të bukura të poetit spanjoll, Federiko Garsia Lorka: “Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”. “Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente: arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i...
Burimi:
kultplus.com