Fatos Qerimaj: Muzika është komunikim i vazhdueshëm me njeriun dhe natyrën, jo diçka që shpjegohet, por që ndjehet

Fatos Qerimaj: Muzika është komunikim i vazhdueshëm me njeriun dhe natyrën, jo diçka që shpjegohet, por që ndjehet

Krijimtaria e kompozitorit Fatos Qerimaj vjen në një mbrëmje muzikore, ku tradita dhe fryma bashkëkohore takohen në skenë. Ai është një nga kompozitorët dhe klarinetistët më të spikatur të muzikës shqiptare bashkëkohore, ku mbrëmjen e 30 janarit do të drejtojë në këtë koncert Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, vijon me koncertin që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe vjen me një program të pasur muzikor, ku pjesë janë dhe vepra premierë. Në qendër të programit muzikor të koncertit janë Exil Symphony No. 2 (premierë absolute); Epirus Uverturë dhe The Path of Freedom- Suitë Simfonike nga kompozitori Fatos Qerimaj, ndërsa koncerti do të hapet me Mozartin dhe uverturë nga opera “Flauti Magjik”. Në...