Fan Noli: Anës lumenjve

Fan Noli: Anës lumenjve

Anës lumenjve, poezi nga Fan Noli Arratisur, syrgjynosur,Rraskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbë-s, anës Spree-së.Ku e lam’ e ku na mbeti,Vaj-vatani e mjer mileti,Anës detit i palarë,Anës dritës i paparë,Pranë sofrës i pangrënë,Pranë dijes i panxënë,Lakuriq dhe i dregosur,Trup e shpirt i sakatosur. Se ç’e shempnë derbederët,Mercenarët dhe bejlerët,Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,Ç’e shkretuan anembanë,Nënë thundrën e përdhunësAnës Vjosës, anës Bunës. Çirrem, digjem i vrerosur,Sakatosur, çarmatosur,As i gjall’, as i varrosur,Pres një shenj’ e pres një dritë,Pres me vjet’ e pres me ditë,Se ç’u tera, se ç’u mpaka,Se ç’u çora, se ç’u mplaka,Larg prej vatrës dhe prej punës,Anës Rinit, anës Tunës.Çakërdisur, batërdisur,Përpëlitur dhe zalisur,Ëndërronj pa fund, pa shpresë,Anës Elbë-s, anës Spree-së. Dhe një zë...