Ervin Hatibi: M.A.M.A

Ervin Hatibi: M.A.M.A

M.A.M.A, poezi nga Ervin Hatibi Përherë kam besuar te mirësia e të panjohurvePërherë ua kam besuar veten të panjohurveMeqë kam veç një jetë, prandaj Të besova gishtat e mi, Fredi, Lenci, gishtat e dorësKur digjje gjilpërën me çakmak, s’të pyeta për emrinE s’më pyete, veç the: Pesëmbëdhjetë mijë lekë Ty t’i besova gishtat e mi, Mandi, gjithsesi të dorës së majtëShkruaj MAMA, si të dish, një shkronjë në çdo gisht, vëlla, gdhendMe shkrimin që kishe në klasë të parë E t’u dridh dora, Genci, Gerti, te M-ja fillestare, asimetrikePantallona arlekini, Miró e Klee, qepur me lëkurën timePërditë ua kam besuar veten anonimëve Trupin tim elektrik, trupin tim nën makinë, një makinë rrojeModifikuar në burgje si shtypshkronjë dore, gjarpër boje, s’mëlëshon prej gojeTek kafshon me zukama...