Ernesto Sabato: Mbi atë fytyrë kishin lënë gjurmë ëndrrat dhe zhgënjimet… vdekjet që përjetoi…
Nga Ernesto Sabato Mbi atë fytyrë- ngadalë, por pandalshëm- kishin lënë gjurmët e veta, ndjenjat dhe pasionet, përzemërsitë dhe mllefet, besimi ëndrrat dhe zhgënjimet, vdekjet që përjetoi apo ndjeu, vjeshtat që e trishtuan apo ligështuan, dashuritë që e magjepsën, fantazmat që e vizituan apo e përndoqën në ëndrrat a fiksionet e tij.Në ata sy që patën qarë prej dhimbjes, në ata sy që qenë mbyllur prej gjumit, por edhe prej turpit dhe prej dinakërisë, në ato buzë që shtrëngoheshin nga kryeneçësia, por edhe nga egërsia, në ato vetulla që rrudheshin prej shqetësimit apo habisë, ose që ngriheshin përpjetë gjatë hetimit dhe dyshimit, në ato vena që fryheshin nga xhindosja apo epshi, ishte ravijëzuar ajo gjeografia e lëvizshme, të cilën shpirti e ndërton mbi lëkurën e...
Burimi:
kultplus.com