Erin Hanson: Asnjëherë mos i beso një pasqyre
Nga Erin Hanson Asnjëherë mos i beso një pasqyre,sepse një pasqyrë gënjen gjithmonë.Të bën të mendosh se gjithçka me vlerë,mund të shihet nga jashtë.Asnjëherë mos i beso një pasqyre,sepse tregon vetëm sipërfaqen e lëkurës.Ti nuk mund të shohësh se si fërfëllojnë qepallat,kur bie të flesh;Pasqyra nuk të tregon se çfarë sheh bota,kur je vetëm,Ose si të ndriçojnë sytë,kur e do atë që bën,Nuk e kap dot veten kur je duke buzëqeshur,aty ku askush tjetër nuk mund të të shohë;Dhe reflektimi yt nuk mund të të thotë,sa kuptim ka gjithçka jotja për mua.Asnjëherë mos i beso një pasqyre,sepse tregon vetëm lëkurën tënde.Dhe nëse mendon se kjo të dikton vlerën,ka ardhur koha të shikosh brenda teje. Në shqip: Irena Dono ObserverKult Lexo edhe: James Joyce: Eja, e...
Burimi:
kultplus.com