Elitat e Kosovës nën dritën e vazhdimësisë minimale të ekzistencës
Nga Ismail Syla Me nocionin elitë nënkuptohet ajo shtresë shoqërore që ka ndikim real mbi drejtimin e shoqërisë. Ajo mund të ndikojë përmes: pushtetit politik, dijes, kapitalit ekonomik, autoritetit moral, kontrollit mbi narrativen publike dhe si e tillë prodhon vendime, kuptime dhe orientim. Një individ konsiderohet elitar, nëse ndikimi i tij e tejkalon interesin personal. Ai mund të jetë i profileve të ndryshme. Elitat themelore janë ato politike, që drejtojnë shtetin, elita intelektuale, që prodhojnë ide dhe kuptim, elita ekonomike, që kontrollojnë kapitalin, elita kulturore që formësojnë narrativën dhe simbolin dhe elita morale, që bëhet referencë etike në kohëra krize. Në një shoqëri të shëndetshme ka balancë mes këtyre elitave. Në esenë e mëposhtme elita shqiptare e Kosovës interpretohet brenda konceptit të ekzistencës minimale, prej...
Burimi:
kultplus.com