Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë prezantoi për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe evropiane. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga ky dokument i rrallë, teksa e cilësoi atë, “një dëshmi unike të historisë europiane dhe shqiptare”. “Në këtë dokument të rrallë kartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri ‘Scandre Beco’ – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së...