Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë

Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë organizuar ekspozitën “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90-të. Ekspozita shërben si dëshmi e kujtesës historike dhe e pasojave të luftës mbi trashëgiminë kulturore e fetare. Siç njofton Komuna e Prizrenit, ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 7 shkurt 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Në hapje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi./zëri ObserverKult Lexo edhe: Letërsia në epokën e Inteligjencës Artificiale/ Festivali Poetik i Prishtinës 4