Ekspozitë për pavarësinë e Kosovës, në fokus, personalitete kosovare në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944

Ekspozitë për pavarësinë e Kosovës, në fokus, personalitete kosovare në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944

Në kuadër të 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Tiranë u çel ekspozita dokumentare dhe fotografike “Personalitete të Kosovës në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944”. Ekspozita sjell për publikun dokumente origjinale të kësaj periudhe, të cilat dëshmojnë kontributin e personaliteteve kosovare në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë, si dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Mes materialeve të paraqitura janë diskutime parlamentare, promemorie drejtuar fuqive të mëdha, vendime qeveritare, propozime ligjore dhe dokumente diplomatike që mbajnë firmat e figurave si Hasan Prishtina, Hoxha Kadriu, Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi, etj. Dokumentet evidentojnë jo vetëm rolin e këtyre personaliteteve në administratën shqiptare, por edhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të ngritur çështjen e Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare....