Ekspozita “Rrënjët” në Vlorë, piktori i njohur Agim Sulaj sjell për publikun disa nga punimet e tij
Mbrëmjen e së premtes është çelur ekspozita “Rrënjët”e piktorit të mirënjohur vlonjat Agim Sulaj, në hollin e teatrit”Petro Marko”. Sulaj që tashmë është pjesë e panteonit të artistëve të famshëm, veçoi një nga punët e tij “Valixhen e emigrantit” që sipas tij është sinjifikative veçanërisht për Vlorën. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin njerëz të artit dhe kulturës, të cilët vlerësuan punën e tij. “Mjeshtër të artit pamor, i cili ka përfaqësuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare ndërsa ka marrë trofe të shumta”, tha piktori Nestor Jonuzi. Artisti i mirënjohur Agim Sulaj është rikthyer për të 9-tin vit me ekspozitën “Rrënjët”, një metaforë për lidhjen e tij me atdheun, edhe pse punon e jeton në Europë. Peneli i tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është...