Eduardo Galeano: Jemi të dënuar të vdesim nga frika, nga mërzia…

Eduardo Galeano: Jemi të dënuar të vdesim nga frika, nga mërzia…

Nga Eduardo Galeano Ecja është një rrezik dhe frymëmarrja është një heroizëm në qytetet e mëdha të botës me kokë poshtë. Kush nuk është rob i nevojës, është rob i frikës: disa nuk i zë gjumi nga ankthi për të pasur atë që s’kanë; të tjerët nuk i zë gjumi nga paniku se mos humbasin atë që kanë. Bota e përmbysur na stërvit që ta shohim fqinjin tonë si një kërcënim dhe jo si një premtim, na ndrydh në vetmi dhe na ngushëllon me droga kimike dhe me miq kibernetikë. Jemi të dënuar të vdesim nga uria, apo nga frika, ose të vdesim nga mërzia, nëse nuk e shkurton jetën ndonjë plumb qorr.A është kjo liria, liria për të zgjedhur midis këtyre fatkeqësive që na...