Edi Rama: Mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk di çfarë do bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh”, tha ai. Rama u shpreh se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, që nga mbyllja përfundimtare, privatizimi apo një lloj partneriteti për RTSH-në. “Mendoj që çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është....
Burimi:
kultplus.com