Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
E trishtë, ndahet nga jeta aktori i njohur- James Ransone
Aktori amerikan, James Ransone, i njohur për rolin e tij si Ziggy Sobotka në serialin legjendar të HBO-së The Wire, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare në Los Angeles. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angeles, vdekja e tij është cilësuar si vetëvrasje, shkruan DailyMail. Ransone u bë i njohur për audiencën televizive me paraqitjen e tij në sezonin e dytë të The Wire në vitin 2003, serial që konsiderohet gjerësisht si një nga dramat më me ndikim në historinë e televizionit. Ai u shfaq gjithashtu në disa prodhime të tjera të njohura, përfshirë Generation Kill, Treme, Bosch, si dhe në filma si Sinister, It Chapter Two dhe The Black Phone. Në vitet e fundit, aktori kishte folur hapur për sfidat personale,...