E pazakontë/ Përtej vdekjes: Kur hiri shndërrohet në një diamant përkujtimor

E pazakontë/ Përtej vdekjes: Kur hiri shndërrohet në një diamant përkujtimor

Diamantet e rritura në laborator të bëra nga mbetjet e djegura të një të dashuri, mund të duken si një mënyrë e pazakontë për ta përkujtuar. Por për disa, është mënyra perfekte për të mbajtur gjallë kujtimet. Të mbash fort diçka të prekshme pas vdekjes së një të dashuri, është e rëndësishme për shumë njerëz. Një mundësi është që një pjesë e vogël e mbetjeve të djegura të shndërrohet në një diamant sintetik, që mund të mbahet në një unazë, byzylyk ose gjerdan. Kultura e funeralit ka evoluar prej vitesh, dhe format e përkujtimit po bëhen gjithnjë e më të larmishme. Kompania amerikane LifeGem ka shitur diamante të bëra nga hiri dhe flokët e njeriut që nga viti 2002, por në vende të tjera njerëzit...