E paimagjinueshme: Si ‘komunikojnë’ pemët e akacies në Afrikë për të shpëtuar veten nga kafshët që kullosin
Pemët e akacies në Afrikë lëshojnë etilen kur kërcënohen nga barngrënësit, duke i paralajmëruar pemët fqinje të rrisin taninet e tyre. Mekanizmi mbresëlënës mbrojtës i natyrës. Në savanat afrikane , mbijetesa është një betejë e vazhdueshme dhe e pafundme. Grabitqarët dhe barngrënësit veprojnë në një ekuilibër të brishtë, në të cilin secili organizëm zhvillon mekanizmat e vet mbrojtës. Ndër shembujt më mbresëlënës janë akaciet, pemë që duken të palëvizshme dhe të cenueshme, por në fakt posedojnë një “sistem mbrojtës” të sofistikuar. Kur barngrënësit, siç janë gjirafat, fillojnë të ushqehen me gjethet e tyre, akaciet nuk qëndrojnë pasive. Brenda pak minutash, ato aktivizojnë një mekanizëm mbrojtës kimik: lëshojnë etilen në ajër, një gaz bimor që vepron si sinjal shqetësimi. Etileni nuk kufizohet vetëm në pemën që...
Burimi:
syri.net