Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
E kujtojmë shkrimtarin e njohur, Gavril Dara i Riu
200 vjet më parë lindi poeti dhe studiuesi Gavril Dara i Riu, një nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit shqiptar, e veçanërisht një nga zërat më të fuqishëm të komunitetit arbëresh. Në këtë përvjetor jubilar, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e kujtoi me nderim krijimtarinë e tij, duke sjellë në vëmendje fragmente nga kryevepra e Darës, “Kënga e sprasme e Balës”, e cila tashmë është pjesë e koleksioneve digjitale në BKSH. Kjo vepër, e ndërtuar mbi traditën e epikës popullore dhe ndjeshmërinë romantike, përbën një nga gurët themelorë të lirikës sonë kombëtare. Gavril Dara i Riu (1826–1885), arbëreshi që i dha letërsisë shqipe poemën epiko-lirike, është marrë gjithashtu edhe me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. Ai lindi në Palac Adriani të Sicilisë, më 8 janar 1826,...