E kujtojmë Sabiha Kasimatin, shkencëtaren e njohur- u ekzekutua nga regjimi komunist
Sabiha Kasimati Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati. E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, shkëlqeu në studime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temën mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. U kthye në atdhe për t’iu përkushtuar shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”. Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në...
Burimi:
kultplus.com