Dy kineaste shqiptare po përgatisin film për Nënë Terezën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte të ftuara në podkastin “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6” dy motra kineaste shqiptare nga Vlora, Vilma dhe Greta, të cilat jetojnë dhe veprojnë në Los-Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku merren me prodhimin e filmave. Gjatë bisedës, Rama vlerësoi historinë e tyre si një shembull pozitiv të energjisë krijuese të shqiptarëve jashtë vendit, duke theksuar se ato kanë arritur ta shndërrojnë pasionin për artin dhe filmin në një burim frymëzimi dhe energjie pozitive. Vilma dhe Greta sipas kryeministrit, ruajnë me krenari identitetin e tyre kulturor, ndërkohë që janë të integruara dhe aktive në industrinë kinematografike amerikane. Dy motrat kanë prodhuar deri më tani katër filma dhe bashkëpunojnë me platformën “Amazon Prime” në Shtetet e Bashkuara, duke...
Burimi:
kultplus.com