Dy fjalë mbi tipologjinë e rrëfimit psikologjik të Esmeralda Shpatës
Esmeralda Shpata Nga Vangjush Ziko Kam përpara tregimin psikologjik të prozatores Esmeralda Shpata me titullin “MOTIV”. Fjala “motiv” nënkupton një forcë të brendshme apo të jashtme që e shtyn njeriun për një veprim apo sjellje në jetën e vet. Kemi, pra, një tregim psikologjik, që na flet për një veprim, që bëhet shkak për zgjimin e ndërgjegjes. Tregimi fillon me një pyetje që bëhet nga një telefonatë e beftë: “Ajo: – Alo! A ke tradhtuar ndonjëherë?” dhe vazhdon me një përgjigje, që, në fakt, është më shumë një alibi, një dëshirë për t’iu shmangur pyetjes: “Ai: – Alo! Pse ma bëre këtë pyetje?!” Tregimi ka në themel temën e ndershmërisë reciproke në marrëdhëniet intime të një çifti. Autorja e ka ndërtuar strukturën e këtij tregimi mbi interpretimin, që ajo...
Burimi:
kultplus.com