Dua ata që dinë të heshtin nga frika se mos të lëndojnë…
Foto ilustrim Nga Natascja Di Berardino Jetojmë të rrethuar nga injoranca dhe arroganca. Një garë e trishtuar, ku fiton ai që ulërin më fort, duke vjellë fjalë e fjalime pa përmbajtje dhe pa ndjenja.Nuk më përket kjo epokë e dukjeve boshe dhe e shpirtërave prej plastike. As unë nuk i përkas asaj. Unë vazhdoj të dua ata që njohinpeshën specifike të fjalëve, pafundësinë e fshehur në një gjest, brishtësinë e mbrojtur në heshtje. Dua ata që dinë të heshtin nga frika se mos të lëndojnë. Dua ata që dinë të të mbrojnë, edhe duke rrezikuar vetminë. Dua njerëzit e mirë. Ata me të cilët ulesh pranë detit pa thënë asgjë, pa turp nga lotët që përzihen mes erës dhe dallgëve. Përqafoj ata që kanë ndrojtje...
Burimi:
kultplus.com