“Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
“Dritëza” është një vepër që rrëfen udhëtimin e fëmijës që nga lindja, raportin me familjen e shoqërinë deri në momentin kur është gati të ecë i pavarur. “Është një shfaqje që të bën të mendosh dhe reflektosh. Secili e sheh në këndvështrimin e tij, ndryshe e kupton një fëmijë dhe ndryshe e kupton një i rritur. Është një ftesë për të zbuluar dritën e brendshme”, u shpreh regjisori, Endri Çela. Shfaqja për fëmijë u shfaq premierë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nën regjinë e Endri Çelës, që nxit fëmijët të besojnë në dritën e tyre të brendshme përmes etydeve, lëvizjes dhe marrëdhënies që aktori Shandi Ismailaj krijon me dritën në skenë. “Fjala është e kufizuar, ndërsa nga mënyra si e shikon lëvizjen, hap dyer më...
Burimi:
top-channel.tv