Dritëro Agolli- gruas: Të falënderoj që s’më ke lënë…
Poezi nga Dritëro Agolli Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,Që ha këtë bukë të bardhë në sofër,Që lulja s’m’u tha nga një brymë,Që ngjita gjer lart atë kodër. Të falënderoj dhe që pi nga mërziaTë hidhurën kafe, të ligën cigare,Të nxjerrë në muzg nga kutia,Të blerë në treg me pak pare. Të falënderoj dhe që ti s’më ke lënë,T’i hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.Për krahu me zor më ke zënë,Të dalim me vrap nga kjo shpellë. ObserverKult ————————— Lexo edhe:DRITËRO AGOLLI: PRES TË VIJË NJË NUSE… Lexo edhe: RRËFIMI I MARGARITA XHEPËS: SI E KAM NJOHUR DRITËRO AGOLLIN Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, tregoi kohë më parë për njohjen me ish-kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli. Me gjithë kujtimet e...
Burimi:
kultplus.com