“Drejtësi në Nuremberg”/ Shfaqja në Teatrin Kombëtar nxit reflektim për krimet e së kaluarës dhe rreziqet nga konfliktet aktuale

“Drejtësi në Nuremberg”/ Shfaqja në Teatrin Kombëtar nxit reflektim për krimet e së kaluarës dhe rreziqet nga konfliktet aktuale

Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit? “Drejtësi në Nuremberg” që u shfaq premierë në Teatrit Kombëtar nën regjinë e Arben Kumbaros është një dramë e bazuar në një ngjarje historike, por që mbi të gjitha i flet aktualitetit.  “Nuk e shihni çfarë po ndodh sot në botë?! Ka një rikthim të së djathtës ekstreme të Europë. Ka gjithmonë e më tepër thirrje për luftë, ka konflikte sociale. Unë them se ka shumë momente të ngjashme me historinë e para 50 viteve, ky ka qenë ngacmimi kryesor, për t’i folur realitetit. Ka dhe një reflektim akoma më të thellë për historinë tonë ndaj komunizmit. Asnjëherë nuk kemi qenë të bindur që kemi mbajtur një qëndrim të thellë moral, i jemi borxhlinj këtij populli”, shprehet...