Drama e gjyqtarit të nazistëve, aktori Myzafer Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan në dramën që po shfaqet në Teatrin Kombëtar

Drama e gjyqtarit të nazistëve, aktori Myzafer Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan në dramën që po shfaqet në Teatrin Kombëtar

Dan Haywood është një gjyqtar amerikan që vjen në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore për të drejtuar gjyqin e parë ndërkombëtar me qëllim dënimin e nazistëve të Hitlerit për masakrën ndaj hebrenjve në kampet e përqëndrimit, ku vdiqën në dhomat e gazit rreth 6 milionë njerëz. Nën interpretimin e Myzafer Ziflës, personazhi vjen si një reflektim mbi pasojat që sjell shkelja e të drejtave të njeriut nga regjimet totalitare dhe përgjegjësitë që bien mbi të gjithë shoqërinë. “Problemi që ka ky personazh është se duhet të jetë i paanshëm. Duke qenë edhe si amerikan, është i papërlyer me nacionalizmat europiane. Ai duhet të kuptojë çfarë ka ndodhur, pse është kjo luftë me njëri-tjetrin, derisa vjen momenti që merr një vendim. Por, ajo që...