Dostojevski: Na vjen keq që as për të dashuruar nuk patëm kohë…
Fjodor Dostojevski Nga Fjodor Dostojevski Seç ka diçka prekëse dhe të pashpjegueshme deri në fund në natyrën tonë peterburgase, kur në të hyrë të pranverës ajo shpërfaqet papritmas me tërë gjallërinë e vet, me të gjitha fuqitë që ia ka dhuruar qielli, ashtu e veshur në të gjelbëra, në të arta e në lule ngjyra-ngjyra… Të kujton ajo padashur atë vajzën ligur e hequr nga lëngata, të cilën e shohim herë me keqardhje e herë me një dhembshuri përdëllestare, apo herë-herë edhe nuk e shohim fare, derisa vjen një ditë kur asaj, papritur e pakujtuar, i bie një hir bukurie që të merr sytë dhe ne, krejt të trallisur, pyesim veten padashur: Ç’fuqi vallë ua dha një zjarr të tillë atyre syve të pikur e...
Burimi:
kultplus.com