Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Donika Dabishevci: Poema e mungesës / Rikonfigurimi i subjektivitetit përmes dashurisë
(Recension për librin e Rita Petros, “Poema e mungesës”, Albas, Tiranë, 2025) A është e mundur të shkruhet për dashurinë, për përmasën e saj të plotë shpirtërore pa e shndërruar vetë dashurinë në objekt të fjalës, pa e fiksuar në një formë që e ndal lëvizjen e saj, pa e reduktuar në shenjë apo koncept?A mund të shkruhet për dashurinë pa e tradhtuar vetë dashurinë me aktin e shkrimit që kërkon distancë, reflektim dhe ndarje nga përjetimi i drejtpërdrejtë?A mund të shkruhet për dashurinë në gjendjen kur ajo jetohet, kur trupi, mendja dhe koha janë të zhytura në të tashmen e saj, apo vetëm atëherë kur ajo është zhvendosur në kujtesë, e thyer nga mungesa, humbja apo vdekja?Dhe nëse dashuria nuk mbaron me fundin fizik...