Donika Dabishevci: Emnimi…
Një fjali që më asht kthye shpesh në mendje kohët e fundit asht ajo e famshmja nga fillimi i romanit t’Markezit, 100 vjet vetmi: “𝘉𝘰𝘵𝘢 𝘪𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘦𝘯𝘥𝘦 𝘢𝘲 𝘦 𝘳𝘦 𝘴𝘢 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘨𝘫𝘢𝘯𝘢 𝘯𝘶𝘬 𝘬𝘪𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘢𝘴 𝘦𝘮𝘦̈𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘮𝘦 𝘪 𝘯𝘹𝘫𝘦𝘳𝘳 𝘯’𝘱𝘢𝘩 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘵𝘳𝘦𝘨𝘶𝘢𝘳 𝘮𝘦 𝘨𝘪𝘴𝘩𝘵”. Nji fjali që përtej asaj që flet për nji botë t’hershme t’imagjinume asht edhe nji ndër përshkrimet ma t’bukura t’mënyrës se si njeriu hyn n’marrëdhanie me realitetin. Përmes habisë, dyshimit, yshtjes e refuzimit. Përmes përvojës t’pagdhendun nga gjuha. Sepse n’fillim gjithmonë asht përjetimi. Një ndjenjë e paqartë, nji mendim që ende nuk ka marrë trajtë fjale, nji e vërtetë e paformsume që rri pezull mbrenda nesh… N’fillim asht gjithmonë ajo gjendja kur përjetimi ekziston, por vetëdija ende nuk...
Burimi:
kultplus.com