Dokumentari “Nikolla i zemrës së Tiranës” shfaqet në Korçë, një ngjarje e veçantë artistike
Një mbrëmje e veçantë do të jetë në qytetin e Korçës, ku prezantohet filmi dokumentar “Nikolla i zemrës së Tiranës”, një ngjarje që sjell një udhëtim emocionues përmes reales dhe poetikës, një përjetim që kërkon vështrim dhe ndjeshmëri. Pjesëmarrësit këtë mbrëmje do të kenë mundësinë të ndjekin këtë ngjarje artistike në sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, në Korçë, ku hyrja do të jetë e lirë. “Nikolla i zemrës së Tiranës” sjell një rrëfim të plotë mbi kontributin e kompozitorit, që la gjurmë në të gjitha gjinitë muzikore. Dokumentari, që u shfaq premierë në Tiranë në ditët e fundit të janarit vjen me skenar nga Natasha Lako dhe regjisor Mevlan Shanaj, konsulent muzikor është maestro Zhani Ciko. Pas premierës së suksesshme në Tiranë, filmi këtë...
Burimi:
sot.com.al