“Djali” vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental, një premierë teatrore që prek plagët familjare
Nga Julia Vrapi “Djali” një premierë teatrore, që prek plagët familjare. “Djali” nga autori Florian Zeller sjell një dramë të fuqishme familjare për një adoleshent, që përballet me depresionin dhe pasojat e divorcit të prindërve. Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit. “Djali” mbrëmjen e 29 janarit shfaqet si premierë absolute në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë te “ArTurbina”. Vepra teatrore vjen në skenë këtë muaj të parë të vitit me regji nga Fatos Berisha, një prej regjisorëve të njohur nga Kosova. Në rolet e dramës interpretojnë aktorët Jozef Shiroka, Egla Ceno, Arjon Pulleja, Krist Lleshi, Endri Çela dhe Viktor Zhusti. Në aktivitetin e tij regjisori Fatos Berisha ka vënë në skena më shumë se 20 shfaqje...
Burimi:
sot.com.al