Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Nga Prof. as. Dr.  Shpëtim ÇAUSHI Është detyrim njerëzor për të shkruar disa rreshta për njerëz, qytetarë të nderuar, që me punë, përkushtim e vetëmohim kanë bërë epokë në themelet e zhvillimit të identitetit shoqëror dhe shkollës tonë. Historia qytetare duhet të shpjegohet nga historia individuale. Qytetarët, prindërit, nxënësit, studentët e njohin dhe vlerësojnë me respekt e mirënjohje Profesorin e nderuar Petrit Peni. Puna e tij, përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, humanizmi dhe shembulli i tij janë modeli që na mësoi, na edukoi dhe formësoi tek nxënësit, studentët por dhe tek shokët, kolegët si mësues, si drejtues si autoritet profesional e shoqëror. Prof. Petriti lindi më 12.06.1941 në Elbasan, në qytetin e “Normales” si vazhdues i stafetës në përhapjen e dijes dhe kulturës kombëtare. Ai vjen nga...