Disa nga sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj…

Disa nga sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj…

Shkrimtarë e poetë të mëdhenj, misteriozë legjendarë: jeta e disa prej tyre ka plot të fshehta që në shkollë nuk i kemi mësuar kurrë. Ja disa nga sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj… Franc Kafka (1883-1924) Autorit të Metamorfozës i pëlqente të praktikonte nudizmin, edhe pse kjo ndodhte në raste të rralla. I kalonte pushimet e tij në një hotel në natyrë që quhej “Burimi i të rinjve”, por kishte pak siklet për t’u zhveshur i tëri, dhe i kishin vënë pseudonimin “njeriu me rroba banje”. Agatha Christie (1890-1976) Librat e saj kanë shitur miliona kopje, por nuk i ka shkruar ajo. Në fakt ajo vuante nga disgrafia, një çrregullim për të mësuar shkrimin e dorës, që e bënte kaligrafinë e saj të palexueshme...