Dino Buzzati: Nuk do të kthehet kurrë më dhe gjithçka ishte e kotë…

Dino Buzzati: Nuk do të kthehet kurrë më dhe gjithçka ishte e kotë…

Nga Dino Buzzati Tash, që ai është nisur dhe nuk do të bëhet më i gjallë, është zhdukur, është fshirë nga horizonti i jetës sikur të kishte vdekur, ajo çka i mbetet asaj, Irenës, është të armatoset me krejt guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë gjithë degët me të cilat kjo dashuri e pafat i ishte ngjitur rropullive të saj. Irena, gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë; këtë herë nuk do të jetë më pak.U krye! Më pak e tmerrshme nga sa e mendonte; më pak e gjatë. S’kanë kaluar as katër muaj dhe, ja ku është, plotësisht e lirë.Pak më e dobët, më e zbehtë, më e tejpamshme, por e lehtë, me lëngimin e ëmbël të përkëmbjes brenda...