Derri i egër surprizon berlinezët, kapet ‘mat’ duke shëtitur në qendrën tregtare
Blerësit në një qendër tregtare në Berlin u pritën në surprizë të premten në mëngjes kur papritmas u përballën ballë për ballë me një derr të egër, duke bërë që policia të mbyllte përkohësisht ndërtesën. Oficerët përdorën paleta dhe mburoja kundër trazirave për ta detyruar kafshën të dilte jashtë, pasi rrethuan qendrën tregtare në lagjen juglindore të Köpenick, tha një zëdhënës. Një ekip kujdestarësh kafshësh dhe një veteriner nga një kopsht zoologjik aty pranë u dërguan fillimisht në vendngjarje për të ndihmuar në operacion, të pajisur me tuba fryrjeje, armë qetësuesish dhe mburoja druri. Megjithatë, ata e kishin të pamundur ta qetësonin kafshën "për shkak të planimetrisë së ambienteve", tha një zëdhënëse e kopshtit zoologjik. Nuk është e pazakontë të hasësh derra të egër në...
Burimi:
syri.net