Delfini ‘Mimo’ përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

Delfini ‘Mimo’ përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

Shkencëtarët italianë bëjnë me dije se delfini i vetmuar hundëshishe, i njohur si “Mimo”, është përshtatur mirë me jetën në lagunën e Venecia, por theksojnë se nevojiten kontrolle më të rrepta mbi trafikun e anijeve dhe sjelljen njerëzore për të garantuar sigurinë e tij. Delfini i përket species Delfini hundëshishe, një nga më të përhapurat në ujërat italiane. Edhe pse zakonisht lëvizin në grupe, vitet e fundit janë regjistruar disa raste të individëve të vetmuar në Adriatik që braktisin tufën dhe afrohen në zona bregdetare apo urbane. “Mimo” u pa për herë të parë më 23 qershor 2025 nga një shofer taksie uji, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe turistëve me kërcimet e tij akrobatike. Që prej asaj dite, ai është shfaqur disa herë...